Subscribe

Kufizimet e ndërmarra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Kosovë kanë goditur ndjeshëm buxhetin e shtetit, duke u përkthyer me të paktën 100 milionë euro më pak të ardhura.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, bëri të ditur se në 6 muajt e fundit rënia konsiderohet 12%.

ADRIATIK STAVILECI, ZEDHENES I DOGANAVE TE KOSOVES

“Për periudhën janar –korrik, taksat kanë pësuar ulje për 11.7 për qind më pak se vitin e kaluar. Vitin e kaluar kishim 636 milionë euro, kurse gjatë këtij viti kemi 568 milionë euro. Arsyet e rënies është rënia e importit të disa produkteve si dhe rëniet në berzat ndërkombëtare të çmimit të naftës”.

Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë parashikuar tkurrje të ekonomisë së Kosovës në vitin 2020. Në kulmin e pandemisë, në vend ka nisur edhe një debat i madh  për cmimin e ilaceve.

Pak ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj shfuqizoi vendimin i cili parashikon rregullimin e çmimit të produkteve mjekësore. Pas kësaj janë shtuar pakënaqësitë pasi cmimet janë të larta.

Rrahman Rrahmani, qytetar

 “Unë e kam ble këtë maskë 5 euro gjëja se është me e mirë, tjetra 4 euro. A këto në fakt, as 0.5 nuk ishin. Edhe barnat shumë kanë luajtur në çmim. E kjo është një turp dhe mëkat i madh sepse domethënë qytetarëve po iu gjinden kur është më në hall për t’iu ndihmuar, e këta po i dënojnë”.

Ndërkohë, nënkryetari i Dhomës së Farmacistëve Gjon Gegaj, ka thënë se çmimet nuk varen prej farmacistëve por prej furnizuesve të tyre.

GJON GEGAJ NEN KRYETAR, DHOMA E FARMACISTEVE TE KOSOVES

 “Problemi me barnatore nuk ka qenë problem i barnatores, barnatoret që kanë shkuar me çmime të ulëta, ata kanë rënë edhe nën çmim të furnizimit. Ato çmime kanë qenë pothuajse minimale e mbijetesës së barnatoreve, por problem kryesor ka qenë nga furnizuesit”.

Në Kosovë 315 pacientë e kanë humbur betejën me koronavirusin, mbi 10 mijë persona janë infektuar dhe rreth 6 mijë të tjerë fatmirësisht janë shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *