E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Thellohet konflikti mes Greqisë dhe Turqisë

Për të tretën herë që nga viti 1970, tensionet në Mesdheun Lindor janë përshkallëzuar në pragun e një lufte që kërcënon të gjithë rajonin e pasur me naftë dhe gaz.

Greqia dhe Qiproja të mbështetura nga Franca dhe Italia, kanë nisur  një manovër të gjerë ushtarake në ajër dhe në det. Kurse Turqia po vazhdon stërvitje detare në Mesdheun lindor së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Reklamë

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi në Tëitter se anijet luftarake turke Barbaros dhe Burgazada si dhe destrojeri amerikan  Ëinston Churchill zhvilluan një manovër të përbashkët.

Mosmarrëveshja konsiderohet si tejet e rrezikshme. Dhe madje i mundur duket edhe një konflikt ushtarak midis dy aleatëve të NATO-s, pas një përplasje midis një anijeje luftarake turke dhe greke, pak ditë më parë.

Presidenti amerikan Donald Trump, në biseda të ndara telefonike me drejtuesit e të dy vendeve ka kërkuar angazhim në dialog të dyanshëm.

Ndërsa ministrja Federale gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, i kritikoi manovrat ushtarake  duke thënë se ato janë”gjithçka tjetër përveçse të dobishme”. Sipas ministres,  stërvitjet ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s mund të çojnë pa dashje në një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit.

Mbrëmjen e së mërkurës, parlamenti grek miratoi me shumicë votash edhe dy marrëveshje për krijimin e Zonave Ekskluzive Ekonomike  me fqinjët e saj mesdhetarë Italinë dhe Egjiptin. Me këto dy marrëveshje të tre shtetet u njohin ishujve grekë të drejtën e përkatësisë territoriale të një zone detare përreth tyre si dhe shfrytëzimin e tyre si zonë ekonomike.

Ndërkohë Ministrat e jashtëm të BE, janë mbledhur urjentisht për të tretën herë dhe kanë paraljmëruar se do të vendosin sanksione ndaj Turqisë. Ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel është takuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për të diskutuar përshkallëzimin e situatës në Egje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë