Tensionet e ditëve te fundit mes Rusisë dhe SHBA po reflektohen ne pezullimin e disa marreveshjeve, qe palet kishin firmosur. Moska ka reduktuar bashkëpunimin me Uashingtonin ne fushën e energjisë bërthamore, duke pezulluar nje pakt per te zhvilluar kërkime te përbashkëta. Ky vendim ishte kundërpërgjigje ndaj sanksioneve te SHBA per shkak te krizës ne Ukraine dhe sipas Moskës, amerikanet e shkelen marrëveshjen.
Sergei Novikov: Puna per kete marrëveshje nuk nisi, pasi ne fillim te vitit 2014 kishte nje krize ne marrëdhëniet dypalëshe, u vendosen sanksionet dhe me pas Departamenti i Shtetit njoftoi se nuk kishte ndërmend te zhvillonte kete lloj bashkëpunimi. De facto kjo marrëveshje ishte e fjetur.
Marrëveshja ishte firmosur ne vitin 2013 dhe synonte bashkëpunim shkencor dhe tenkik ne përdorimin e energjisë bërthamore per qëllime paqësore. Ketu përfshihej siguria bërthamore, planifikimi per ndërtimin e centraleve te rinj te energjisë, menaxhimi i përbashkët i mbetjeve bërthamore dhe përdorimi i energjisë bërthamore per qëllime mjekësore dhe industriale.
Me herët, nje tjetër marrëveshje e pezulluar ishte ajo per asgjësimin e plutoniumit që përdoret për prodhimin e armëve. Rusia i ka cilesuar akte jomiqësore veprimet e fundit te SHBA, qe pezulluan bisedimet per nje armëpushim ne Siri, per shkak te rolit te Moskes ne bombardimet ne Alepo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *