Gjërat dukej se po shkonin në mënyre të përkryer mes këngëtares Selena Gomez dhe The Weeknd. Por njësoj si gjthë të tjerët edhe ata kanë problemet e tyre. Këtë herë nuk bëhet fjalë për frikën e Selenës se mbase The Weeknd e tradhëton apo mendon akoma për ish të dashurën Bella Hadid, por është këngëtari ai që ka një problem.

 

 

Selena shfaqet thuajse në të gjitha koncertet e The Weeknd duke u përpjekur ta përkrah dhe jo se këngëtarit nuk i pëlqen kjo, por ja çfarë thotë një burim: “Te kete Selenën në të gjitha koncertet e tij është e mrekullueshme, por ai do të ishte më i lumtur nëse ajo s’do të merrte pjesë tek të gjitha, sepse nuk do që Selena të lodhet nga performancat e tij.”

 

 

Informatori vijon: “Të paturit Selenën pranë ka të mirat e veta. Ai ndihet mirë kur sheh atë femër të bukur qe i qëndron pranë. Megjithatë The Weeknd vazhdon t`i thotë se mbase ajo do të argëtohet më shumë duke ngrënë nje darkë me miqtë apo duke shkuar të festojnë diku tjetër.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *