Drama “The Revenant” ka triumfuar në mbrëmjen e çmimeve prestigjioze “Bafta”, të mbajtur në Londër të Britanisë së Madhe. Leonardo di Kaprio ka marrë çmimin si aktori më i mirë protagonist. Pas tërheqjes së tij, qe konsiderohet si një paradhomë për çmimet “Oskar”, Di Kaprio theksoi se ndihet i nderuar që ka marrë këtë vlerësim nga juria e festivalit “Bafta”. Ndërsa Alehandro Inaritu mori çmimin “regjisori më i mirë”. Ai falenderoi Di Kaprion për aktrimin në këtë film, që sipas tij, e mbajti gjallë me lojën e tij aktoriale.
Ndërsa aktorja Bir Larson u vlerësua me çmimin protagonistja më e mirë në premierën “Room”.
Në mbrëmjen e çmimeve “Bafta”, vlerësimin për skenarin më origjinal e ka marrë filmi “Spotlight”, e cila bazohet në investigimin e gazetarëve të “Boston Globe” ndaj skandaleve seksuale të Kishës Katolike me të miturit në vitin 2001. Ky është festivali i dytë i filmit për nga rëndësia, pas çmimeve “Oskar”, të cilat do të ndahen më 28 shkurt në teatrin Dolbi të Hollivudit.