Subscribe

“The luxury of Italian style, home, hotel and living space” synon të sjellë stilin e përsosur në Shqipëri nën kujdesin e arkitektit Simone Mikeli, si një kryevepër arti me 18 hapësira të mëdha ku vizitorët mund të prekin nga afër komoditetin dhe idetë për një shtëpi më të ngrohtë dhe mikpritëse.

 

Elementet e domosdoshme të mikpritjes bashkëkohore më punime plot ngjyra dhe dritë, sjellin ide të guximshme të arredimit të ambienteve të brendshme te shtëpisë.

 

Mobilet e ekspozuara janë të gjitha të firmosura nga arkitekti Simone Mikeli dhe të realizuara me kujdes dhe vëmendje kundrejt detajeve.

 

Ky rrugëtim i mrekullueshëm me media partner Vizion Plus sjell pikat kyçe të stilit italian si dhe tregon për konceptin bashkëkohor të luksit

 

Veprat e dizajnit publiku do të keni mundësinë t’i shohë nga afër në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar nga data 10 deri ne 20 dhjetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *