E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Thatësirë në Berat, ujë me orare dhe me autobote

Mungesa e rreshjeve te shiut detyron ndërmarjen e ujësjellësit Berat që të reduktoj orarin e furnizimit me uje te pijshëm për banoret e këtij qyteti.

Vihet ne gadishmeri sistemi i pompave ne lagjen Uznoves ndërkohë që pritet te dalin analizat e bera per perdorimin e kesaj pompe.

Me një urdhër nga kreu i bashkis Berat është bërë e mundur ngritja e nje task force per menaxhimin sa më të mirë te ujit.

Problematike ka qene zona e Uznoves ku dhe aty banoret vadisin tokat me lidhje te paligjshme.

Reklamë

Shqetësim kryesor është edhe nderhyrja ne zonat e bashkisë Polican .

Pavarësisht reduktimit të orareve të furnizimit me uje, në zonën muzeale të kalasë, Goricës dhe Mangalemit jane marrë masat qe uji te mos mungojë në asnjë moment, shprehet drejtori i sh.a ujesjellës Berat, Pelivan Sinaj.

Një problematik tjetër ka edhe tek zona e rajonit 1, ku për shkak të amortizimit të tubacionit ka pasur ankesa nga banorët.

Furnizimi me ujë te pijshem është bërë me autobote deri sa është riparuar defekti. Për abuzuesit dhe debitoret janë duke u bërë listat dhe i ështe drejtuar gjykatës për procedim të metejshëm.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë