N ënjë kohë që në media online, u përhap me shpejtësi lajmi se Pellumb Pipero kishte shkuar për kurim në Itali pasi ishte përkeqësuar gjëndja e tij nga Covid, vetë mjeku infeksionist reagoi me një status në facebook.

Pipero shkruan se ai tashmë është cliruar nga “kthetrat” e virusit por po qëndron ende edhe disa ditë pushim për tu rikuperuar plotësisht.

Doktori shkruan se për të marrë disa ditë pushim ai ka zgjedhur të qëndrojë në pikën turistike të Razmës duke përgënjeshtruar lajmet që ka shkuar në Itali.

 

Te dashur miq!

Pas ditesh pritje, mjekimi ne kushte shtepie, kujdesi kolegesh, dhe interesimi e mbeshtetje pa fund nga miq, shoke, studente, qytetare, politikane, shtetare, dhe me dashurine dhe kujdesin e vecante te femijeve, bashkeshortes, e vecanerisht Miles, Klodit dhe Eneas, jam i “cliruar” nga kthetrat e virusit, jam covid free, por ende me nevojen edhe per pak dite pushim e rikuperim, ndaj perkundrejt lajmit per klinika jashte vendit kam zgjedhur ajrin e paster te Razmes per 3-4 dite, dhe te Henen shpresoj te jem ne krah te kolegeve te mi te pa lodhur ne spitalin e semundjeve infektive!

Mirenjohje pa fund per te gjithe ju qe mu gjendet prane ndoshta ne nje nga betejat me te veshtira te jetes time.

 

 

Pipero shkruan se fakti që mori dozën e parë të vaksinës, bëri që ai ta kalojë me lehtë Covid 19.

 

Do kemi kohe te flasim me gjate, t’ju pergjigjemi shume pyetjeve qe lidhen me rastet e reinfektimeve, por sidomos te infektimit tim pas marjes se dozes se pare te vaksines, qe natyrisht nuk eshte rasti i vetem, raportohen e jane ne studim mjaft raste te tilla ne bote. Une jam nje prej atyre qe u infektova, ndryshe e pesova! Por sigursisht fale dozes se pare te vaksines, studimet e provojne, e kalova me lehte semundjen.

Ndaj ju keshilloj te gjithve, te infektuar e sheruar, te vaksinuar apo ne proces vaksinimi, duhet ende shume kujdes, KUJDES, KUJDES, KUJDES, maska, distanca fizike dhe higjena jane dhe do te jene te domosdoshme deri ne fund te kesaj pandemie!

Ende nuk ka siguri, ndaj ende duhet KUJDES!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *