Subscribe

Ulja drastike e nivelit te ujit ne liqenin e Ulzës, ka bërë që një sipërfaqe e madhe e tij të thahet, duke i hequr mundësinë peshkut Krap shumimin të cilin e bën në muajt Prill e Maj. Banorët e zonës thotë se kjo situatë vazhdon e tillë prej vitesh, pikërisht në kohën kur peshku ka nevojë për këtë hapësirë për t’u riprodhuar. Por, rënia drastike e nivelit të liqenit të Ulzës, ka shkaktuar reagimin edhe të shoqatave dhe pushtetit vendor.

 

Kryebashkiaku i Matit Nezir Rizvani thotë se shoqëria, e cila ka privatizuar Liqenin e Ulzës, duhet të zbatojnë raportin e ndikimit në mjedis, përfshirë pyllëzim dhe investim në florën e faunën e liqenit.

 

Të kontaktuar nga Vizion Plus  përfaqësues të HEC-it Ulzë, thanë se ulja e nivelit të ujit po behet për arsye investimi në digë, ndërsa specialistët e mjedisit thonë se atë gjë mund ta bënin ne muaj te tjerë e jo pikërisht në kohën e shtimit të Peshkut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *