E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Thahet Fierza/ Dalin në sipërfaqe rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit

Liqeni i Fierzës po pakësohet çdo ditë e më tepër. Thatësira e pazakontë në verilindje dhe prodhimi i energjisë ka çuar liqenin drejt kuotave minimale.

 

Niveli i ujit aktualisht është 257 metra; 17 metra larg ‘pikës së vdekjes’. Ndërkohë sipas kesh, prurjet në kaskadë janë më pak se 80 m3/s, ndërsa punohet me tre turbina.

 

Reklamë

Pika optimale në këtë liqen është 271 metër ndërsa ajo maksimale kur ka reshje të bollshme shkon në 296 metër.

 

Rënia e nivelit të ujit gradualisht po nxjerr në sipërfaqe edhe rrënojat e fshatrave dhe qytetit të vjetër të Kukësit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë