E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 13 minuta më parë
Video · Kosova

Thaçi: Zgjedhjet janë të rëndësishme për konsolidimin e institucioneve të Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka votuar sot në qendrën e votimit në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

Pas votimit në një deklaratë për media presidenti Thaçi ftoi të gjithë qytetarët pa dallim partiak që të votojnë për të ardhmen e vendit.

“Besoj se janë zgjedhje jashtëzakonisht të rëndësishme për shtetin e Kosovës, për kultivimin e demokracisë, afirmimin e shtetit tonë, të konsolidimit dhe forcimit të institucioneve të ardhshme të Republikës së Kosovës.

Prandaj ftoj të gjithë qytetarët pa dallim partie politike apo etnie që të dalin masivisht në zgjedhje të votojnë për të ardhmen e tyre”, u shpreh Thaçi.

Më shumë video

Reklamë