E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Thaçi-Vuçiç, takohen në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve takohen këtë të enjtje në Bruksel.

 

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, njëherësh ndërmjetësuese e dialogut, deklaroi se pret që të dy lidërit tha të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për të intensifikuar punën drejt arritjes së një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve.

 

Ndërkohë kujtojme se marrëveshja është kusht edhe për Kosovën, edhe për Serbinë që të përparojnë në rrugën e integrimit evropian. Në një takim në Alpbah të Austrisë në muajin gusht, Thaçi dhe Vuçiç kanë shpalosur publikisht idenë për ndryshimin e kufijve, si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë