Subscribe

Per here te pare ne nje panel perballe njeri-tjetrin, presidenti I Kosovës Hashim Thaci dhe homologu serb, Alexandër Vucic kanë reflektuar edhe njëherë mundësitë minimale për tu marrë vesh me njëri tjetrin.

Ne edicionin e 14 te forumit ndërkombetar të sigurisë i cili po mbahet ne kryeqytetin sllovak, Bratislavë, dy lideret deklaruan se rruga drejt një marrëveshjeje ka shumë pengesa.

Hashim Thaci e quajti agresive sjelljen e Serbisë dhe deklaroi se dialogu nuk mund të kushtëzohet.

 

 

HASHIM THACI

PRESIDENT I KOSOVES

“Unë dua të theksoj se jemi në një proces maratonë të dialogut edhe pse ky proces është në krizë nga kushtëzimet e panevojshme që ka vendosur Serbia. Në Kosovë mbi 70 % e qytetarëve duan të kenë dialog dhe të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve. Pavarësisht se mendimet janë të ndryshme, qëllimi mbetet I njëjtë dhe aq madhor sa ti tejkalojë pengesat. Natyrisht jo kufi etnikë dhe gjithashtu kjo marrëveshje duhet të përfundojë me njohje reciproke. Ky eshte nje cmim qe duhet ta paguajne te dyja vendet.”

 

Ndërsa presidenti serb tha se është i gatshëm të fillojë menjëherë dialogun nëse Prishtina heq taksën 100 % ndaj mallrave serbe. Vucic deklaroi se nuk mund të arrihet një marrëveshje duke kërkuar që së pari Serbia ta njohë Pavarësinë e Kosovës.

 

 

ALEXANDER VUCIC

PRESIDENT I SERBISE

 

“Ne po bejme me te miren per te arritur nje marreveshje me prishtinen edhe pse nuk jemi ne situaten me favorite, jam sh pesimist per te ardhmen. Gjendemi ne situaten kur gjysma e botes e njohin pavaresine e Kosoves dhe gjysma tjeter as nuk e njohin e as e kane ndermend. Gjithsesi ne  ne duhet ta gjejme zgjidhjen e cila duhet te jete e mire per te dyja palet. Jemi gati të nisim dialogun nëse hiqen tarifat.”

 

Të dy presidentët u shprehën pro arritjes së marrëveshjes përfundimtare por këndvështrimi i secilit për kushtet duket se përbëjnë një hendek të vështirë për tu tejkaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *