E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Thaçi: Vrasësit e vëllezërve Bytyçi pjesë e institucioneve të Serbisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar këtë të martë me Ilir Bytyçin, vëllain e tre heronjve të Kosovës, Yllit, Agronit dhe Mehmet Bytyçit, që ishin pjesë e batalionit “Atlantiku” të vrarë ng forcat serbe.

 

Thaçi duke folur për vrasjen vëllezërve Bytyçi, është shprehur se vrasësit dihen me emër e mbiemër dhe janë të pozicionuar në institucionet më të larta të shtetit serb.

 

Reklamë

“Së fundmi këtë çështje e kemi diskutuar edhe me senatorë dhe kongresistë amerikanë, të cilët kanë bërë një punë të madhe në rritjen e presionit ndaj shtetit serb. Vrasësit e vëllezërve Bytyçi dihen me emër dhe mbiemër dhe janë të pozicionuar në institucionet më të larta të shtetit serb.”

 

Gjithashtu në fjalën e tij presidenti shprehu përkushtimin e institucioneve të Kosovës për zbardhjen deri në fund të rastit Bytyçi dhe sjelljen e krimineleve para drejtësisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë