E premte, 6 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 26 minuta më parë
Politikë

Thaçi takon Ramen e Metën

Pas presidencës, kreu i shtetit të Kosovës Hashim Thaçi, është pritur në një takim të veçantë nga kryeministri Edi Rama. Në takim është biseduar mbi marrëdhëniet mes dy vendeve. Gjatë bisedës, theksi është vënë edhe tek zgjerimi i bashkëpunimit strategjik tashmë të konsoliduar Shqipëri-Kosovë në fusha me interes të përbashkët, rritja e shkëmbimeve tregtare mes vendeve, si dhe ecuria e axhendës së përbashkët mes dy qeverive. Gjatë vizitës në Tiranë, presidenti Thaçi u takua edhe me kreun e kuvendit Ilir Meta. Kryeparlamentari vuri theksin tek bashkëpunimi ndërparlamentar. Meta konfirmoi mbështetjen e Shqipërisë në forcimin e perspektivës euro-atlantike dhe forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë, në interes të stabilitetit, sigurisë e paqes. Presidenti Hashim Thaçi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pandalur të Shqipërisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë