E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Thaçi vijon Dëshminë në Hagë/ Dita e katërt e marrjes në pyetje për “krimet e luftës”

Për të katërtën ditë me radhë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po merret në pyetje nga Prokuroria  Speciale në Hagë, nen akuzen e krimeve te luftes. 

Një ditë më parë, deshmia e Thaçit zgjati më shumë se 6 orë. Pasi doli nga dhomat e specializuara në Hagë, presidenti i Kosovës nuk pranoi te jepte asnjë deklaratë per mediat.

Intervistimi i Thaçit në Hagë është procesi më i gjatë i marrjes në pyetje nga prokurorët e dhomave të specializuara për Kosovën, krahasur me rreth 200 personat e tjerë që janë ftuar te flasin në cilësinë e të dyshuarit apo dëshmitarit.

Mediat e Kosovës ndërkohë raportojnë se kjo e enjte do të jetë dita e fundit e marrjes në pyetje te kreut te shtetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë