Subscribe

“Kosova nuk do të konsultohet për interesat e saj strategjike me Serbinë”. Ky është qëndrimi i prere i artikuluar nga presidenti Hashim Thaçi ne nje konference te gjate me mediat serbe zhvilluar ne qendrën e informimit ne Cagllavice.

 

 “Vuçic mund të bëj fushatë në Serbi edhe t’i fitoj zgjedhjet, por ushtria e Kosovës do të themelohet.”

 

I pyetur ne lidhje me përplasjet me qëndrimet e NATO-s dhe SHBA-ve, Thaçi theksoi se formimi i ushtrisë përmes ndryshimeve kushtetuese, siç kërkon faktori ndërkombëtar, është bërë i pamundur për shkak të qëndrimeve të Listës Serbe, e cila paraqet vullnetin e Beogradit.

 

“Ndryshimet kushtetuese, mund të bëhen vetëm nëse sigurohet edhe mbështetja e komunitetit pakicë, përkrahje këtë të cilën institucionet e Kosovës nuk e siguruan. Prandaj, po ecet perpara me kete opsion alternativ të transformimit të FSK-së në misionin e ri ushtarak, përmes ndryshimit të ligjit.”

 

Përtej gjithçka, kreu i shtetit ka garantuar edhe njehere se çdo hap do te lidhet ne bashkëpunim me partneret dhe miqtë e Kosovës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *