E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Thaçi u takua me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou

residenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se përkrahja ndërkombëtare është e rëndësishme për ngritjen e kapaciteteve dhe ndërtimin e infrastrukturës ligjore që forcon sundimin e së drejtës dhe barazinë në Kosovë, raporton KosovaPress.

 

Ai gjatë një takimi të mërkurën me shefen e Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), Alexandra Papadopoulou, u shpreh se e çmon bashkëpunimin e mirë me EULEX-in.

 

Nga ana e saj, shefja e EULEX-it, Papadopoulou, tha se është e kënaqur me bashkëpunimin me Zyrën e Presidentit dhe vuri theksin te ngritja e mëtejshme e kapaciteteve vendase që t’u barten përgjegjësitë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë