Subscribe

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i është drejtuar për të tretën herë Albin Kurtit, në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i kërkuar emrin për kandidatit per kryeminister nga radhet e partise se tij.

Në leter shkruhet se presidenti është duke pritur emrin për kandidatin per kryeminister, teksa shton se qytetarët e Kosovës dhe partitë politike në vend me të drejtë janë duke pritur që kreu i shtetit të caktojë kryeministrin e ardhshem. Sa me shpejt.

HASHIN THACI

PRESIDENT I KOSOVES

Do të ndërmarr këtë veprim duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre të re, sidomos në këtë situatë të pandemisë  e cila kërkon një qeveri efikase dhe efektive me mandat të plotë të Kushtetutës.

Nderkohe qe  kreu i shtetit kembengul ne marrjen e emrit te pasuesit te Albin Kurtit, nga ana tjeter propozuesi i rrezimit te Albin Kurtit nga posti i kryeministrin, Isa Mustafa,  eshte ne kerkim te nje qeverie te re pa shkuar ne zgjedhje te parakohshme dhe kete radhe jo me partner Albin Kurtin por dy parti opozitare, Aleancen per Ardhmerine e Kosoves te Ramush Haradinajt dhe Nismen e Fatmir Limajt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *