E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Kosovë, kuvendi konstituohet më 3 gusht

Pas takimit të mbajtur me përfaqësues të subjekteve politike, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka njoftuar se  mbledhja e parë e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës, do të mbahet më 3 gusht në orën 10:00. Thaçi ka udhëzuar Kryetarin dhe Kryesinë e Kuvendit që të përgatisin edhe propozimin e rendit të ditës.

 

Këtë vendim, i cili ka hyrë në fuqi presidenti e ka marrë duke u bazuar në nenin 66 dhe 84 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës si dhe duke marrë parasysh vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultateve përfundimtare.

 

Reklamë

Në takimin e thirrur nga presidenti, morën pjesë vetëm koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, si dhe përfaqësuesit e subjekteve që përfaqësojnë pakicat joserbe.

 

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës, por edhe Lista Serbe, nuk morën pjesë në këtë takim. Të premten Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e kanë quajtur të panevojshëm takimin e thirrur nga Thaçi.

 

Isa Mustafa u shpreh se e konsideron këtë takim si të panevojshëm dhe se Thaçi po mundohet të krijojë hapësirë dhe konfuzion për të blerë kohë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë