E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 minuta më parë
Video · Kosova

Thaçi tërheq projektligjin për FSK-në

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka tërhequr edhe zyrtarisht nismën e tij ligjore për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në trupe ushtarake.

 

Thaçi tha se i ka dërguar letër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nga i cili ka kërkuar që Projektligji i propozuar për transformimin e FSK-së të mos vendoset për miratim.

 

Reklamë

“Ngrirja” e Projektligjit të propozuar, sipas Thaçit, bëhet me qëllim që të provohet sërish “mundësia e fundit”, që transformimi i FSK-së të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese, ku do të përfshihen në bisedime faktori ndërkombëtar dhe komuniteti serb.

 

Thaçi tha se kjo tërheqje është e përkohshme dhe e fundit, pasi nëse dështojnë bisedimet që FSK-ja të bëhet ushtri përmes ndryshimeve kushtetuese, atëherë do të kthehet sërish për miratim Projektligji i tij.

 

Ndërkohë, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delaëie tha se qeveria amerikane mbështet Kosovën dhe Forcën e Sigurisë. Por, shndërrimi i FSK-së në ushtri pa ndryshime kushtetuese dhe nje proces transparent, nuk është veprimi i duhur. Tërheqja e Thaçit erdhi pikërisht pas presionit te madh ndërkombëtar.

 

Më shumë video

Reklamë