Krerët e Bashkimit Europian ndezin dritën e gjelbër për heqjen e vizave, menjëherë sapo kuvendi i Kosovë të miratojë marrëveshjen per kufirin me Malin e Zi.
Ky është qëndrimi që ka mbajtur përfaqësuesja për politikë të jashtme Federika Mongerini dhe presidenti i Parlamentit Europian Martin Shuls, pas takimit me kreun e shtetit të Kosovës Hashim Thaçi. Në vizitën e tij të parë si president i vendit, Thaçi deklaroi se Kosova i ka përmbushur kriteret per heqjen e vizave dhe se është në prite në një vendimi pozitiv nga unioni. Ai theksoi gjithashtu se Kosova mbetet e angazhuar ne konsolidimin e shtetit te se drejtës. Kushti i unionit, ai per paktin e kufirit me malin e zi është një nga marrëveshjet që kundërshtohet me fort nga opozita në Kosovë, e cila edhe pas kthimit në kuvend ka thënë se nuk do ta votojë atë. Takimet e Thaçit ne Bruksel vijnë pasi parlamenti vendosi zgjatjen me dy vjet te mandatit te misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX.
Thaçi: Të liberalizohen vizat
Subscribe





