Presidenti i vendit, Hashim Thaçi,është shprehur se Kosova duhet që ta dëgjojë këshillën e ndërkombëtarëve, e cila kërkon pezullimin e taksës.

 

“Unë kam potencuar se dialogu duhet të vazhdohet i pakushtëzuar, prandaj mendoj se kjo këshillë nga institucionet e vendit duhet të respektohet. Jo të heqet taksa por përmes një pezullimi t’i jepet hapësirë një procesi të gjithanshëm.  Vendimi i takon  Qeverisë dhe partnerëve të koalicionit. Në shikim të parë duket se Serbia po dëmtohet, por nuk ka ndonjë çmim që paguan prishjen e raporteve me SHBA-të”.

 

Nër të tjera kreu i shtetit është shprehur se Kosova duhet të investojë në ruajtjen e raporteve me SHBA-të, dhe se sipas tij vetëm një investim i tillë shënon rritje ekonomike dhe zhvillim të vendit.

 

“Ne duhet të  vazhdojmë të investojmë për të kultivuar partneritetin për kontribuesin kryesor të pavarësisë dhe ushtrisë, SHBA-të. Veç një kultivim i tillë shënon rrijte ekonomike dhe zhvillim të shtetit. SHBA-të e kanë qëndrimin se Kosova duhet të jetë e përgjegjshme në angazhimet shtetërore, dhe të ruaj partneritetin me shtetet të cilat kanë investuar shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *