E mërkurë, 23 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Thaçi takon sot Macron, në fokus dialogu Serbi-Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet këtë të hënë me Presidentin francez, Emmanuele Macron ku do të diskutojë mbi zhvillmet më të fundit në rajon.

 

Takimin e ka njoftuar vet Thaçi në një postim në Twitter, ku shkruan se Franca mund të luajë rol kyç në procesin e ardhshëm të zgjidhjes përfundimtare të paqes dhe njohjes së ndërsjellë Kosovë-Serbi.

 

Reklamë

“Ndodhem në Paris për Samitin e Paqes. Do të kem një takim me presidentin Emmanuel Macron për të diskutuar zhvillimet e fundit në rajonin tonë dhe kontinent. Franca mund të luajë një rol vendimtar në procesin e ardhshëm të zgjidhjes përfundimtare të paqes të njohjes së ndërsjellë midis  Kosovës dhe Serbisë”,

 

Presidenti Thaçi ndodhet Francë pasi do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, të organizuar nga presidenti Emmanuel Macron.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë