Gjermania konfirmon mbështetjen për Kosovën ne rrugën drejt Integrimit Europian. Por kancelaria Angela Merkel gjate konferencës për shtyp me presidentin hashim Thaci beri te qarte se Prishtina duhet të luftojë korrupsionin.

 

“Që prej shpalljes së pavarësisë Kosova ka bërë shumë, por kemi ende shumë probleme të pazgjidhura. Ka çështje që duhet të zgjidhen. Dua të theksoj sot në Ditën e Europës se kemi shumë sfida që na presin, si respektimi i ligjit, lufta ndaj korrupsionit, numri i lartë i papunësisë etj. Javën e ardhshme do të diskutojmë në Sofje, ku temë kryesore janë marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë. Marrëveshjet e arritura deri më tani duhet të zbatohen”.

 

Nga ana tjetër, presidenti Hashim Thaçi, u shpreh se Kosova është gati të bëjë marrëveshjen historike me Serbinë për te bere te mundur edhe njohjen nga Beogradi.

 

“Porosia ime si president i Kosovës është se ne jemi gati për të bërë hapin vendimtar me Serbinë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. E di qe faza përfundimtare e dialogut nuk do të jete e lehtë as për Kosovën e as për Serbinë. Nuk ka rrugë tjetër për të ecur para përpos dialogut dhe marrëveshjes. Bashkë duhet te gjejmë mënyrën qe më anë të dialogut të arrijmë një marrëveshje përfundimtare që do ti japë fund trashëgimisë tragjike historike dhe do të hapë epokën e paqes dhe pajtimit mes popujve tanë. Marrëveshja duhet të përfundojë me njohje reciproke, sepse vetëm kjo mundëson heqjen e te gjitha pengesave mes Kosovës dhe Serbisë për ne BE.”

 

Hashim Thaçi dhe kancelaria gjermane biseduan në Berlin për një sërë çështjesh te rëndësishme por bisedimet u përqendruan veçanërisht tek ruajtja e stabilitetit ne Ballkan dhe vijim i Dialogut Prishtine-Beograd.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *