E martë, 10 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Thaçi takon McAllister, diskutohen reformat dhe dialogu me Serbinë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar me kryesuesin e komisionit për punë të jashtme në Parlamentin Europian,  David McAllister. Në takim u diskutua për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Europian. Sipas presidentit Thaçi, Kosova dhe BE janë të bashkuara në vlera e parime. Thaçi nënvizoi gjatë takimit se fuqia e vërtetë është uniteti dhe këmbëngulja në jetësimin e aspiratës euroatlantike.

 

McAllister u prit dhe nga kryeministri Ramush Haradinaj me te cilin bisedoi për aktualitetin politik dhe perspektiven euro-atlantike. Kryeministri i kërkoi eurodeputetit përkrahjen e tij në strukturat e parlamentit europian, për afirmimin ndërkombëtar të Kosovës. Europaralmentari David McAllister është raportues për Serbinë në Parlamentin Evropian. Muajin e fundit McAllister ka deklaruar se Kosova dhe Serbia kanë rritur nivelin e normalizimit të marrëdhënieve.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë