Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar këtë të hënë me homologun francez, Emmanuel Macron, me të cilin ka biseduar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

 

Në këtë takim Thacci është shprehur se Kosova është e vullnetshme dhe e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë.

 

“Jemi të gatshëm të vazhdojmë dialogun me Serbinë dhe të arrijmë një marrëveshje paqësore përfundimtare, që do të sjellë njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara. Kjo do të thotë rrumbullakim i konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës. Kjo do të thotë zhvillim për Kosovën. Kjo do të thotë më shumë mundësi për prosperitet, për jetë më të mirë, për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

 

Presidenti Thaçi në takim me presidentin Macron ka folur edhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës.

 

Ndërkohë nga ana tjetër Presidenti Macron ka shprehur përkrahjen e tij për paqe të qëndrueshme dhe zhvillim në Kosovë dhe në tërë rajonin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *