Presidenti i Kosoves Hashim Thaci ka zhvilluar kete te hene nje seri takimesh me lideret e partive politike ne vend.  Se pari u takua me kreun e LDK Isa Mustafa. Me pas me Kadri Veselin nga PDK, si dhe  me ish kryeministrin e Kosoves, Ramush Haradinaj, kryetar te Aleances per Ardhmerine e Kosoves.

 

Takimet e thirrura nga presidenti Thaci kishin si qellim konsultimin dhe koordinim i hapave pas takimit ne Uashington me presidentin serb Aleksandar Vucic. I vetmi qe nuk i eshte pergjigjur fteses se presidentit eshte kryeministri Albin Kurti. Ramush Haradinaj ka deklaruar për mediat pas takimit me Thaçin se i kishte bere të qarte presidentit kundershtimin e tij per korrigjimin e kufijve

 

RAMUSH HARADINAJ

ISH-KRYEMINISTER I KOSOVES

Shpjegime ka dhënë sepse është biseduar për mundësinë e një marrëveshjeje përfundimtare, por nuk kishte ndonjë dokument. Ia shpjegova faktin që në rast se trajtohet korrigjimi i kufijve ky proces do të jetë i dështuar

 

Ndërkaq Hashim Thaçi, përmes një postimi në Tëitter e ka quajtur konstruktiv takimin me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Presidenti do të mbajë konferencë për media, pas takimeve që zhvilloi me liderët partiakë në vend.

 

Javen e shkuar Hashim Thaci kerkoi mbajtjen e nje séance per te njejtin qellim, kerkese e cila u refuzua nga kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *