Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti këtë të hënë në një takim presidentin Hashim Thaçi.

 

Takimi u njoftua nga vetë kryeministri Kosovës në një postim në “Facebook”, ku bëri të ditur edhe temën e diskutimit.

 

Sipas Haradinajt, takimi pati në fokus udhëtimin që presidenti Hashim Tahçi do të zhvillojë në SHBA.

 

“Në vazhdën e konsultimeve për agjendën shtetërore, sot prita në takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, para udhëtimit të tij në ShBA. RH”

 

Por ajo ç’ka bie në sy është se në foton e publikaur nga kryeministri Ramush Haradinaj presidenti Thaçi nuk është me veshje zyrtare por me xhinse.

 

Madje, vlen të theksohet se takimi mes Thaçit dhe Haradinajt ka ardhur pas darkës që liderat kosovarë zhvilluan me kryeministrin Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *