E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Thaçi takon Donald Trump në New York

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim të shkurtër me presidentin amerikan, Donald Trump, në kuadër të pritjes së organizuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara teksa po zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Në një komunikatë për media, Thaçi është thënë të ketë falënderuar presidentin amerikan për mbështetjen që gëzon Kosova nga populli i SHBA-së.

Thaçi po ashtu është cituar të ketë thënë se “vazhdimi i mbështetjes gjithëpërfshirëse amerikane është jetik për ruajtjen e paqes dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe në mbarë Evropën”.

Në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, përveç presidentit Thaçi, ka marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm në Qeverinë në largim të Kosovës, Behgjet Pacolli./ REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë