Subscribe

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar në Paris me shefin e Kremlinit Vladimir Putin, me të cilin kanë diskutuar për dialogun me Serbinë.

 

Rusia mbështet një marrëveshje paqësore mes Prishtinës e Beogradit, ka thënë presidenti Putin gjatë takimit me homologun e tij Thaçi.

 

Ndërsa kreu i shtetit te Kosovës ne Facebook u shpreh se fokusi i takimit ishte tek dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të detyrueshme.

 

Gatishmërinë për tu takuar me presidentin Putin, Thaçi e ka bërë të ditur edhe më herët gjatë një interviste ne emisionin Real Story përballë gazetarit Sokol Balla.

 

Takimi në Paris mes dy presidentëve vjen pak ditë pas bisedës në Bruksel mes Hashim Thaçit dhe homologut të tij serb Aleksandar Vuçiç me ndërmjetësimin e zyrtares së lartë të BE Federica Mogherini, takim I cili nuk solli asnjë risi pozitive në rrugën drejt dialogut.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *