E premte, 6 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Presidenti Thaçi takon Mike Pence

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë nje vizite zyrtare në SHBA të shtunën, është pritur në Shtëpinë e Bardhë nga zëvendës presidenti amerikan Majk Pence. Zv/presidenti shprehu mirënjohjen për thaçin dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç, për avancimin e dialogut mes dy vendeve. Pence shprehu mbështetjen e SHBA për transformimin e forcave të sigurisë të Kosovës përmes Kushtetutës, si dhe inkurajoi ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

 

Thaçi dhe Pence ranë dakord për avancimin e reformave, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Ndërsa presidenti Thaçi u zotua se do të përmbushë çdo detyrim ndërkombëtar për realizimin për anëtarësimin e Kosovës ne OKB, NATO dhe BE. Gjatë qëndrimit në SHBA, Thaçi u takua edhe me ish-zëvendës presidentin Xho Bajden, për të cilin u shpreh se është dhe do te mbetet zëri i Kosovës.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë