Video · Bota
Thaçi takohet me Erdogan në New York
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar në New York presidentin e Turqisë Recep Taip Erdogan.
Lajmin e ka bëre të ditur agjencia turke e lajmeve “Anadolu”.
Reklamë
Ajo bën te ditur se në takim kanë qenë të pranishëm edhe ministri i tregtisë, ministri i shëndetësisë si dhe disa zyrtarë të tjerë të larte turq. Biseda ka qenë e mbyllur për mediat dhe është mbajtur në një nga hotelet e njohura te zonës.
Por ndërkohë vete Thaçi nuk e ka bere publik takimin me presidentin Erdogan, ndonëse ai ka pasqyruar me detaje ne rrjetet sociale, çdo bisede me zyrtare te larte ne Asamblenë e Përgjithshme te OKB.
Më shumë video
Reklamë



