Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, këtë të hënë ka dhënë detaje në lidhje me dokumentin për dialogun Kosovë-Serbi.

 

Përmes një conference për mediat presidenti Thaçi, është shprehur se në këtë dokument përfshihen edhe vërejtjet, sugjerimet, që do të jenë të rëndësishme për shfrytëzim për ekipin negociator.

 

“Kam ofruar informatën e nevojshme, të përgatitura nga Zyra e Presidentit, një dokument informues për ekipin shtetëror me qëllim të të ndihmojë ata për përgjegjësitë që i kanë marrë. Siç edhe keni diskutuar më herët, ky dokument informues përfshinë sfondin e dialogut Kosovë – Serbi, takimet në Bruksel. Gjithashtu, në këtë dokument përfshihen edhe vërejtjet, sugjerimet, që do të jenë të rëndësishme për shfrytëzim për ekipin negociator”.

 

Ndër të tjera kreu i shtetit është ndalur gjithashtu edhe tek synimi që ka pala kosovare në këtë dialog.

 

“Ky dokument informues përfshinë çështje specifike, si për personat e pagjetur, pastaj çështja e personave të zhvendosur, për të vazhduar me trashëgiminë kulturore, të drejtat e komuniteteve jo shumicë, kthimi, bashkëpunimi ekonomik infrastrukturor. Synimi i palës kosovare mbetet të në javët dhe muajt e ardhshëm të arrijë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, që nënkupton se nuk do të ketë më kurrë luftë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Nuk do të ketë kufij në baza etnike. Unë besoj se diçka e tillë me vështirësi shumë të mëdha mund të arrihet…. Kosova nuk duhet të vendosë pengesa për dialog. Ne duhet të formojmë raporte të mira me miqtë tanë. Serbia meriton edhe përtej taksës, meriton ndëshkim për ato që i ka bërë. Por ne duhet të shikojmë më larg sesa politikat momentale. Prandaj, ne duhet të jemi kudo që janë ShBA dhe Bashkimi Evropian”.

 

Ndërkohë, shteti i Kosovës sipas Thaçit cenohet vetëm kur ne cenojmë raportet me ShBA-të.

 

“Shteti i Kosovës cenohet vetëm kur ne cenojmë raportet me ShBA-të, qoftë ministër apo kushdo që të jetë. Kosovës, as liria dhe as pavarësia nuk i nevojiten pa mbështetjen amerikane. Dua të theksoj se gjithmonë duhet të kërkojmë fajin dikur tjetër. Serbia është kundërshtare e jona. Në vend të ankesave ne duhet të punojmë me vendet perëndimore. Përderisa nuk kemi marrëveshje do të ketë probleme”.

 

Ai ndër të tjera ka theksuar se nëse do t’i vije një kërkesë nga Gjykata Special do t’i përgjigjej.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *