E martë, 13 Tetor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Thaçi: Spanja të njohë Kosovën, s’jemi Katalonja, pësuam genocid

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka ftuar Spanjën të njohë Kosovën.

Gjatë një interviste për mediat, ai është shprehur se Kosova është një rast i veçantë në rrugëtimin e saj të lirisë dhe pavarësisë dhe për këtë nuk mund të krahasohet me asnjë shtet tjetër në botë.

Reklamë

 

“Në Kosovë ka pasur spastrim etnik dhe genocid nga ana e sundimit të Sllobodan Millosheviçit. Prandaj Spanja nuk është Serbi, nuk është e qeverisur nga Sllobodan Millosheviçi, e as Katalonja nuk është Kosovë”, – ka theksuar presidenti.

Reklamë

 

Duke folur për dialogun me Serbinë, Thaci shprehu besimin se ky proces do të përfundojë këtë vit.

Ai i bëri thirrje be-së të veprojë në mënyrë të unifikuar dhe të koordinuar me shba.

Ndërsa për taksën ndaj mallrave serbe, Thaçi u shpreh se ato janë një vendim i një shteti sovran dhe duhet të respektohen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë