Subscribe

Presidenti Hashim Thaçi i quajti shqetësues zërat për ndarjen e Kosovës, duke thënë se me apo pa vetëdije ata po i bëjnë jehone idesë se hershme te Serbisë. Kreu i shtetit siguroi se një gjë e tille nuk do te ndodhe kurrë.

 

 “Fatkeqësisht jemi edhe dëshmitarë të opinioneve dhe lajmeve të rrejshme, që po i quani ju mediat ‘Fake news’, jam sot këtu që si president i vendit edhe një herë t’iu siguroj që nuk do të ketë forcë që do ta detyrojë Kosovën të diskutojë, e lëre më të pajtohet me ndarjen e saj.”

 

Thaçi ftoi spektrin politik që të jenë unik, t’i lere mënjane interesat partiake dhe të mos ketë vonesa sikurse për Demarkacionin dhe themelimin e ushtrisë. Presidenti u shpreh i zhgënjyer ne dështimin e kuvendit per te votuar rezolutën e përbashkët për negociatat me Serbinë.

 

Presidenti theksoi se vijimi i dialogut me Beogradin është shume e rendesishem per te ardhmen e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *