E mërkurë, 23 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Thaçi: S’ka marrëveshje pa “kufirin”

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi këmbëngul se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë e bazuar në ripërcaktimin e kufijve mes dy vendeve. Kreu i shtetit të Kosovës këto deklarata i bëri nga Uashingtoni për Zërin e Amerikës në kuadër të vizitës së tij.

 

Hashim Thaçi: Unë e kam prezantuar dhe e mbroj fuqishëm marrëveshjen. Nuk mund te ketë njohje reciproke pa definimin e çështjes se kufirit. Pa përcaktim te kufijve nuk ka marrëveshje përfundimtare, do te definohet qarte, nuk do te ketë kufi ne baza etnike, marrëveshje te standardit euroatlantik, rrezik te humbim me dekada dhe çmimin ta paguajnë brezat.

 

Reklamë

Procesi sipas Thaçit do të jetë transparent nëpërmjet parlamentit apo referendumit, duke i ftuar të gjitha palët të jenë të bashkuar për të arritur qëllimet.

 

Hashim Thaçi: Ne asnjë rrethane procesi është transparent. I ftoj te angazhohen te gjithë, vetëm te bashkuar mund te arrijmë. Ekipi negociator funksional. Presidenti vetëm rolin kushtetues. Shpresoj te ndodhe marrëveshje, ne interes te Kosovës, vetëm nëpërmjet parlamentit te Kosovës apo referendumit.

 

Në lidhje me taksën e vendosur nga Kosova prej 100 përqind për mallrat serbe, Thaçi deklaroi se ky tension mes dy vendeve do të tejkalohet nëpërmjet dialogut.

 

Hashim Thaçi: Raportet Kosovë-Serbi kane qene te komplikuara dhe te tensionuara. Besoj ne dialog do ta tejkalojmë këtë situate me ShBA dhe BE dhe NATO.

 

Thaçi pohoi se nga dialogu Serbia do të përfitojë anëtarësimin në be dhe se duke bllokuar njëra tjetrën, asnjë nga vendet nuk mund të lëvizë përpara.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë