E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Thaçi: Shqipëria dhe Kosova të heqin pengesat

Pas kthimit nga vizita dy ditore në Tiranë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nga pika kufitare e Morinës ka bërë thirrje që të hiqet njëherë e përgjithmonë kufiri që ndan Kosovën dhe Shqipërinë.

 

Sipas presidentit Thaçi këto vende janë ndarë padrejtësisht jashtë vullnetit  popullit.  Me anë të një statusi në rrjetet sociale kreu i shtetit ka theksuar se  Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë liri të lëvizjes dhe mallrave sipas standardeve evropiane. Këtë barrierë kufitare Thaçi e ka quajtur një gërmadhë të së shkuarës.

 

Gjithashtu  kreu i shtetit i ka apeluar qe institucionet e Kosovës e Shqipërisë të guxojnë për të ndërmarrë këto vendime pa humbur kohë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë