E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Thaçi shpërndan Kuvendin e Kosovës: Zgjedhjet e reja, test për demokracinë tonë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka dekretuar shpërndarjen e parlamentit i cili u miratua nga deputetët me 89 vota pro 4 ditë më parë.

Në një postim në facebook, Thaci bën të ditur se pas konsultimeve me paritë politike, shumë shpejt do të vendosë për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme. Sipas kushtetutës, presidenti duhet të caktojë datën jo më shumë se 10 ditë pas shpërndarjes së kuvendit.

Edhe pse fushata zgjedhore ende nuk ka filluar zyrtarisht, partitë politike po kërkojnë mënyra bashkëpunimi. Deri tani janë formuar dy koalicione, kreu i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka firmosur një marrëveshje me Shpend Ahmetin, liderin e partisë socialdemokrate.

Ndërsa Behgjet Pacolli dhe Fatmir Limaj do të jenë gjithashtu në një listë të përbashkët zgjedhore.

Reklamë

Partia demokratike e Kadri Veselit duket se do të shkojë vetëm në zgjedhje, ndërsa Isa Mustafa dhe Albin Kurti janë në bisedime për një tjetër koalicion të mundshëm mes LDK dhe Vetëvendosjes.

Zgjedhjet e parakohshme vijne per shkak te doreheqjes se kryeministrit ramush haradinaj, pasi ai u thirr per tu marre ne pyetje ne Hage.

 

 

Më shumë video

Reklamë