Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u takua në New York me ndihmës sekretarin e shtetit Philip Reeker dhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Mathew Palmer. Kreu i shtetit bisedoi me zyrtarët e lartë amerikanë  për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

 

Thaçi u shpreh se Kosova është përpara një procesi elektoral demokratik, që do të prodhojë një qeveri pas 6 tetorit, e cila do të merret menjëherë me sfidat që e presin. Presidenti përshëndeti emërimin e Mathew Palmer si të dërguar i posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, duke e konsideruar ketë një shenjë se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për ruajtjen e stabilitetit ne rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *