E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Thaçi: Serbisë i përgjigjemi me armë

Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, duke folur në kuadër të manifestimit “Ditët e Shqipes”, i cili mbahet çdo vit në nder të përvjetorit të Betejës së Koshares, lidhur me kërcënimet që vijnë nga Serbia, tha se “Kosova, këtyre kërcënimeve u përgjigjet njësoj siç iu përgjigj para 19 viteve”.

 

“Kosova ka fituar pavarësinë e saj falë rënies dhe gjakut të dëshmorëve të lirisë, Agim Ramadanit, Sali Çekajt e dëshmorëve të tjerë të rënë në këtë vend. Kërcënimeve të Serbisë i përgjigjemi si para 19 viteve.”

 

Reklamë

Por, një deklaratë e tillë ka shkaktuar reagimin e liderëve serb. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë për mediat se shteti i tij është i interesuar vetëm për paqe dhe se Thaçi le t’i përmendë armët nëse dëshiron. Madje ai thekson se “nuk ishin armët e Kosovës ato që bombarduan Serbinë, por disa aeroplanë të huaj”

 

“Nuk më pëlqen të merrem me armë, nëse Thaçi dëshiron le ta bëjë. Por jo pushkët që shkatërruan Serbinë. Ne duam të kemi politikë të paqes. Disa nga komuniteti ndërkombëtar duhet të pyeten se çfarë mendojnë, pse dhe nga kush u sulmua Serbia në vitin 1999”

 

Deklaratës së Thaçit i është kundërpërgjigjur edhe shefi i të ashtuquajturës Marko Gjuriç, i cili ka thënë për mediat serbe se deklarata të tilla nxisin urrejtje dhe luftë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë