E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Thaçi: Serbia tentoi të aneksonte veriun e Mitrovicës

“Serbia ka patur plane të aneksojë veriun e Kosovës, njësoj si Rusia me Krimenë”, – kështu është shprehur kryeministri Hashim Thaçi, në një intervistë për Radion Publike Suedese.

 

Sipas kryeministrit, treni që dërgoi Serbia me mbishkrime nacionaliste ishte një përpjekje për të provokuar një situatë që do të justifikonte sulmet serbe në Kosovë, megjithatë kjo u ndalua.

 

Reklamë

SR radio shkruan se incidenti me tren është parë edhe si pjesë e fushatës për zgjedhjet presidenciale serbe, të cilat pritet të mbahen muajt e ardhshëm dhe një përpjekje e Serbisë për të provokuar administratën e re amerikane, e udhëhequr nga presidenti Trump.

 

Presidenti Thaçi për SR-në ka thënë se ai personalisht ka marr garanci se Uashingtoni nuk do të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës dhe Ballkanit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë