Subscribe

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi këtë të mërkurë në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut ka bërë homazhe në kompleksin memorial.

 

Kreu i shtetit të Kosovës i shoqëruar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është shprehur i pakënaqur me drejtësinë ndërkombëtare.

 

Gjithashtu në 21 vjetorin e masakrës ai ka theksuar se vendi ende kërkon që të zbardhen krimet jo vetëm të masakrës së Reçakut por edhe të gjitha tjerave që kanë ndodhur në Kosovë.

 

“Jemi së bashku këtu me presidentin e Shqipërisë për të bërë nderimet më të larta shtetërore për të masakruarit. Maskara e Reçakut është gjenocid i kryer nga shteti i Serbisë kundër popullit të Kosovës por kjo sensibilizoi të gjithë opinionin ndërkomëbatr për të qartësuar se Serbia po kryente krime kundër njerëzimit në Kosovës. Drejtësia ndërkombëtare ende nuk ka zbardhur rastet e masakrave në Kosovë, ka heshtur edhe në dhunimin e rasteve të 20 mijë grave, por sidoqoftë udhëtimi jonë është euroatlantik ne duhet ta konsolidojmë shtetin”.

 

Gjithashtu në fjalën e tij Thaçi ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka pas një sjellje të mentalitetit të Sllobodan Millosheviqit duke tentuar t’i mohojë krimet e kryera nga Serbia në Reçak.

 

“Është një sjellje e mentalitetit të Sllobodan Millosheviqit por kjo sjellje ka ardh si rezultati heshtjes ndërkombëtare për masakrën e Reçakut, ishte një shtytje dhe guxim i autoriteteve të Serbisë që t’i mohojnë krimet në masakrën e Reçakut”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *