Subscribe

Dy komedianët ruse të cilët vunë në lojë kryeministrin e maqedonisë së veriut Zoran Zaev, kanë tentuar të bëjnë të njëjtën gjë edhe me presidentin e Kosovës, por nuk janë kanë dalë. Këtë e konfirmoi vetë kreu i shtetit Hashim Thaci.

 

HASHIM THAÇI

PRESIDENT I KOSOVES

 

Mashtruesit ku kane rene pre te tjeret kane pretenduar te komunikojne edhe me zyrën time por është fat që ketu ne presidence ka pasur kujdes maksimal, Ka qene perpara 7 – 8 mujash kjo perpjekje dhe falenderoj kabinetin per punen e tyre shume profesionale qe e kane preventuar kete mundesi te komunikimit te drejtperdrejt te ketyre dy mashtruesve ne emer te presidentit te ukraines poroshenko. 

 

Por ajo qe në pamje të parë mund të duket si një shaka e dy komedianëve ruse të cilët kanë telefonuar kryeministrin Zaev ka tronditur dhe marrëdhëniet mes dy vendeve. Zoran Zaev i ka kërkuar falje presidentit Thaci dhe Kosovës.

 

HASHIM THAÇI

 

PRESIDENT I KOSOVES

 

Më ka thënë shumë qartë se ka qenë një rrethanë në të cilën ka rënë pre e mashtrimit dhe gjithçka çka ka folur për gjoja 10 komunat e Kosovës që do t’i jepen Serbisë i ka folur duke u bazuar në thashetheme, në dezinformata dhe në të dhënat apo lansimet e gazetës ‘Sputnik’ dhe thashethemeve ruse. Këto janë fjalët të cilat mi ka thënë, më ka kërkuar falje mua personalisht, por edhe Kosovës. Ka potencuar qartë se nuk ka asnjë fakt, asnjë evidencë, asnjë informacion zyrtar nga askush për atë që ka deklaruar, por të gjitha i ka të dëgjuara nga thashethemet lokale dhe ndërkombëtare.

 

Në bisedën me komedianët rusë, Zaev kishte folur mbi një plan të Kosovës deh Serbisë për shkëmbim territoresh. Sipas tij, Kosova do t’i jepte Serbisë 10 komuna në veri, në Shkëmbim me Luginën e Preshevës. Sipas Zaev, ky akt do të hapte kutinë e Pandores në Ballkan dhe do të nxiste reagime në Bosnjë dhe më gjerë.

 

ZORAN ZAEV

 

KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT

 

Askush me mua nuk ka ndarë informacione, as Kosova dhe as Serbia sepse bëhet fjalë për çështje bilaterale. Roli jonë si miq ka qenë t’i motivojmë për zgjidhje. Evropa ka definuar problemin me emrin për Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, çështjen e Kosovës dhe çështjen e Bosnjë Hercegovinës. E para u zgjidh, ndërsa të dytën ndihmojmë të zgjidhet. Askush nuk na ka dhënë detaje.

 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të takojë ambasadorin rus në Shkup, pas publikimit të skandalit me bisedat telefonike. Më herët Ambasada ruse u shpreh për mediet lokale se “nuk komenton zhvillime të komedianëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *