Presidenti i Kosoves Hashim thaci në konferencën e fundvitit ka sqaruar qëndrimin zyrtar të Kosovës në lidhje me mospjesëmarrjen e vendit të tij në iniciativën rajonale të minischengenit ballkanik. Sipas tij, zanafilla e refuzimit për pjesëmarrjen vjen nga mauji tetor, pasi kosova nuk ka marrë zyrtarish ftese në takimin e parë të zhvilluar mes liderëve në Serbi.

 

HASHIM THAÇI

 

PRESIDENT I KOSOVES

 

Kerkojme askush te mos drejtoje gishtin kunder Kosoves. Mbetet te shihet se si do te jete sjellja e Serbise ne takimin e radhes i paralajmeruar qe te mbahet ne Beograd. Ketu do ta testoje veten Serbia dhe seriozitetin e kesaj iniciative dhe sjelljen e saj karshi Kosoves. Republika e kosoves eshte e gatshme te shkruaj marreveshje bilaterale per iniciativat rajonale nese e trajtojne Kosoves si vend i pavarur e sovran. Ne nuk do i refuzojme pjesemarrjet por gjithmone nese trajtohet si vend i pavarur.

 

Nga ana tjetër Thaci fton kryeministrin shqiptar Rama për heqjen njëherë e përgjithmonë të kufirit dhe cdo barriere Shqipëri-Kosovë.

 

Kosova qysh sot eshte e gatshme te marre vendim per heqjen e kufirit dhe doganes dhe cdo barriere tjeter me shqiperine. Une jam gati, sepse nuk mund te presim tekat e Serbise, sepse eshte absurditet, kur e dime qe dicka e tille nuk do te duartrokitet ne vende qe nuk e duan te ardhmen e perbashket te dy vendeve, apo kercenimet boshe qe mund te vijne nga bashkimi europian i cili eshte plotesisht i paafte per vendime strategjike per ballkanin perendimor, por shume ledhatuese per serbine dhe malin e zi. Ne jemi vellezer jemi nje komb dhe i kemi dy shtete. Vleresoj kontributin e mikut te edi ramen e kam mik te zgjedhur per paqen ne rajon, por konfirmoj se serbia duhet te trajtohet me tjeter gjuhe dhe tjeter stragjei e veprim. E pershendes mikun tim Edi Rama qe eshte i gatshem te heqe kufirin dhe cdo barriere qe kemi mes vendeve tona. Vleresoj guximin qytetar politik dhe atdhetar te Ramës dhe nuk kemi nevoje fare per kufi. E fto mikun tim Rama te caktoje diten dhe daten e heqjes se kufirit pa pritur fare opinionet e asnje vendi fqinj dhe jemi sovrane, jemi nje komb. Duhet te deshmojme qe marrim vendime dhe respektojme vendimet tona. Sa me sovrane te jemi aq me shume do respektohemi. Serbia nuk ka pse te perzihet. Ne Merdare eshte kufiri i shtetit te Kosoves. Nuk diskutohen iniciativat rajonale pa qene Kosova aty. Me Serbine kufizohemi ne Merdare. Shqiperia nuk kufizohet me Serbine, Kosova kufizohet me Serbine dhe per kete vendosim ne. Pres nje pergjigje poziteve sot ose ne ditet e ardhshme nga Rama, pastaj do te respektohemi edhe me shume. Besoj ne perkushtimin atdhetar te Ramës. Kjo eshte endrra e atyre qe luftuan per liri dhe e qytetareve sot. Nuk eshte e mjaftueshme levizja me karta identiteti mes Kosoves dhe Serbise. Serbia duhet te pranoje pasaporten Kosoves, Serbia te njohe kufirin ne Merdare jo ne Vermice.

 

 

Gjatë konferencës presidenti konfirmoi dhe takimin me liderin e Vetëvendosjes.

 

E mirëpres që pas ftesës së tretë, Kurti ka pranuar ftesën time. Në datën që ka kërkuar Kurti, në orën 15:00 do ta pres. Kështu që, mirësevjen në ditën që ka propozuar.E pres.

 

Ai kërkon nga ndërkombëtarët të mos ndërhyjnë në formimin e Qeverisë, duke shfaqur preferencat e tyre

 

E di për vështirësitë për një arritje të një marrëveshje që janë normale dhe natyrisht partia fituese e përcakton partnerin. Kemi realitet tjetër politik në Kosovës. Çdo marrëveshje e mirëpres dhe do ta shtyj përpara. Është me interes të mos humbet kohë dhe mund të them se Kosova është në një stad të zhvilluar të themelimit të institucioneve dhe çdo marrëveshje që e bëjnë partitë politike do ta mirëpres.

 

Ndërsa në lidhje me dialogun me serbinë, thaci shprehet optimist se do të arrihet brenda vitit 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *