Subscribe

Presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar ndërtimin e stadiumit të ri. Në një koment në facebook, ku pa paraqitur imazhin ilustrues te projektit te stadiumit, kreu i shtetit deklaroi se puna do të nis tashmë që vendi ka mundësi të marrë pjesë në kompeticionet më të rëndësishme ndërkombëtare.

“Pas anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, kombëtares së Kosovës i duhet një vend dinjitoz për zhvillimin e garave ndërkombëtare. Do të bëjmë çmos, që sa më parë të fillojë ndërtimi i stadiumit të ri në kryeqytet, me kapacitet prej 30 mijë ulëse, i prezantuar kohë më parë. Vetëm kështu, anëtarësimi në UEFA dhe FIFA merr kuptim”.

Stadiumi i ri kombëtares së Kosovës do të mendohet të ndërtohet në fushën 14 hektarësh në Bernicë të Prishtinës. Në një intervistë të disa kohëve më parë, drejtori i Departamentit të Sportit pranë Ministrisë së Sporteve ka deklaruar se punimet e stadiumit të ri do te përfundojnë ne vitin 2018.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *