Subscribe

Një ditë pas takimit në nivel eksperëtsh për dialogun në Bruksel, presidenti Hashim Thaci ka deklaruar se në tryezën e bisedimeve nuk duhet të mungojë Uashingtoni pasi procesi për normalizimin e marrdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë tashmë është tërësisht politik.


Në takimin që u mbajt në presidencë, kryeministri Avdullah Hoti nënvizoi sërish se porcesi duhet të përfundojë me marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrdhënieve mes dy vendeve.


Thaci dhe Hoti përsëritën thirrjet ndaj faktorit politik që të qëndrojnë të bashkuar, ata theksojnë se procesi i dialogut nuk ka alternativë tjetër vec njohjes. Por Beogradi Zyrtar vijon të këmbëngulë se Serbisë po i ushtrohet presion nga ndërkombëtarët dhe deri më tani e ka kundërshtuar me forcë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *