E hënë, 9 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Thaçi president më 24 shkurt?

Hashim Thaçi përgatit opinionin publik për zgjedhjen e tij si President i Republikës më 24 shkurt. Grupi “misioni i ri”, i cila ka qenë dhe faqja zyrtare e fushatës parazgjedhore e Thaçit në procesin e fundit të zgjedhjeve parlamentare, ka njoftuar në rrjetin social facvebook se të mërkurën do të mbahet një ceremoni festive me rastin e zgjedhjes së kreut të PDK-së si president i vendit. Tubimi festiv organizohet në paraditen e të mërkurës në sheshin “Skëndërbej”. Ky njoftim vjen në një kohë kur opozita përgatitet për të ashtuquajturën protestën më të madhe për rrëzimin e qeverisë më 27 shkurt, kur përfundon dhe ultimatumi 10 ditore për kabinetin Mustafa. Presidentja e Kosovës përfundon mandatin e saj në muajin prill të këtij viti. Sipas kushtetutës së vendit, kreu i ri i shtetit duhet të zgjidhjet në Parlament një muaj para largimit të presidentit aktual, që përkon me javën e fundit të shkurtit.

 

 

Më shumë video

Reklamë