Subscribe

Marrëdhëniet Prishtinë-Beograd vijojnë të mbeten të tensionuara dhe prej kohësh tashmë nuk mungojnë deklaratat politike nga politikanët e të dy shteteve, që nxisin edhe më tej notat e konfliktit.

 

Vetëm një ditë më parë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi surprizoi me deklaratën e tj nga Hasi, se në një të ardhme të afërt, Kosova dhe Shqipëria do të jetojnë bashkë në një shtet të vetëm.

 

Hashim Thaçi: “Ju keni qenë bashkërisht me në luftë dhe bashkërisht do të jetojmë në liri dhe bashkërisht do të jetojmë në një të ardhme të afërt, në një shtet të përbashkët Kosove dhe Shqipëri’.

 

Presidenti Thaçi tha gjithashtu se territoret e banuara nga shqiptaret në Serbi, do t’i bashkohen Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës, pa u prekur as Ujmani dhe as Trepça në këmbim.

 

“Ju e dini botërisht dhe e ritheksoj edhe sot këtu në mesin e burrave të Hasit dhe grave, zotimin tim dhe përkushtimin tim jetësor që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkëngjiten territorit të Republikës së Kosovës pa u cenuar asnjë milimetër e territorit të Republikës së Kosovës, as Trepça, as Ujmani, as Mitrovica, asnjë cep i territorit të Kosovës si parakusht për bashkim kombëtar”.

 

Presidenti i Kosovës gjatë vizitës së tij në qytetin e Hasit, u dekorua me titullin “Qytetar Nderi”.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *