E diel, 4 Tetor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Thaçi: Po politizohet pandemia, partitë të mos i bëjnë presion Gjykatës Kushtetuese

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kritikuar qeverinë se po politizon pandeminë e koronavirusit. Kreu i shtetit është shprehur në një konferencë për shtyp se karantinimi nuk po zbatohet njëlloj për të gjithë.

Reklamë

HASHIM THAÇI

PRESIDENT I KOSOVES

Karantinimi në Qendër të Studentëve të bëhet në mënyrë profesionale dhe të mos ketë qasje selektive politike, dikush të karantinohet e dikush jo.

Thaçi i  ka kërkuar qeverise se Albin Kurtit të japë llogari për vrasjen e të riut në qendrën e karantinimit te pak ditëve më parë.

HASHIM THAÇI

PRESIDENT I KOSOVES

Unë mendoj që grupi i Kurtit, Vitisë e Sveçlës duhet të sqarojë çështjen e rrezikut të jetës së Pacollit që i kanosej gjatë fluturimit në Prishtinë. Gjithashtu duhet të japin përgjegjësi ligjore për shtytjen në vetëvrasje të studentit në Prishtinë. Në këtë drejtim ata duhet të përgjigjen sa më shpejtë.

Ne lidhje me vendimin e gjykatës kushtetuese për dekretimin nga ana e presidentit të Avdullah Hotit si kryeministër i ardhshëm, presidenti ka kërkuar nga partitë politike të mos bëjnë presion mbi kushtetuesen.

HASHIM THAÇI

PRESIDENT I KOSOVES

Presidenca ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese argumentet për dekretin e mandatimit të Avdullah Hotit. Qenësore për demokracinë e Kosovës është që Gjykata Kushtetuese të punojë e pavarur pa presion nga e cila do palë. Askush nuk mund ta bllokojë vendin dhe institucionet e shtetit. Për këtë arsyeje ftoj që të gjithë të kontribuojnë në formësimin e institucioneve.

Lëvizja vetëvendosje ka dërguar dekretin e presidentit  në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo e fundit e pezulloi zbatimin e tij deri më 29 maj.

Më shumë video

Reklamë